Dy vjeçarja nga komuna e Lipjanit ka nevojë për ndihmën tuaj. Amra Bytyqi tashmë e disa kohë është e diagnostikuar me Leukemi Akute. Vogëlushja ka bërë edhe transplantin e palcës kurrizore, por vetëm një virus e ka bërë që Amra e vogël të ketë probleme serioze.
Tashmë dy vjeçarja sërish duhet t’ju nënshtrohet intervenimeve mjekësore, por mjekimi i saj nuk mund të bëhet brenda vendit, kështu familja Bytyqi është e detyruar që të kërkoj ndihmë.
Derisa të gjithë ju që dëshironi që sapodak të kontribuoni në shërimin e vajzës së vogël nga Lipjani, më poshtë keni detajet se si mund ta bëni këtë.