Tigri është rasi i parë i njohur në botë si një kafshë jo shtëpiake me simptoma COVID-19 dhe është një nga shtatë tigrat e sëmurë në kopshin zoolgjik në New York.
Një tigër në kopshin zoologjik të Bronx në New York ka rezultuar pozitiv për virusin që shkakton COVID-19 dhe gjashtë tigra të tjerë po shfaqin simptoma në përputhje me sëmundjen, transmeton Gazeta Shneta.
“Është hera e parë, për njohurinë tonë, që një kafshë e egër është sëmurë nga COVID-19 nga një person”, tha Paul Calle, shefi veterinar në kopshtin zoologjik të Bronx.
Tigri Malajanas i quajtur Nadia, ka të ngjatë të kontraktojë koronavirusin nga ndonjë punëtor i kopshtit asimptomatik i infektuar.
Disa kafshë shtëpiake kishin rezultuar më parë pozitive për SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19, përfshirë një pomeranez dhe një mace shtëpiake në Belgjikë.
Macet, si të egrat ashtu edhe shtëpiake janë më të ndjeshme ndaj koronavirusit por deri vonë nuk dihej nëse ato mund të kontraktonin SARS-CoV-2.
Një studim i ri kinez ka zbuluar se macet mund të jenë në gjendje të infektojnë njëri-tjetrin dhe shkencëtarët po nxitojnë të mësojnë se cilat specie të tjera mund të jenë në gjendje të infektohen nga ajo. /GazetaShneta/