Shtimi i peshës është një nga problemet që preokupojnë më së shumti gratë ditëve të sotit.
Megjithatë, ekzistojnë disa faktorë, për të cilët do të flasim më poshtë, të cilët mund të duken mjaft të pazakontë.
Mungesa e gjumit
Kur jeni të privuar nga gjumi, ndryshimet në nivelin e hormoneve rrisin urinë dhe ju bëjnë të ndiheni të pangopur pas ngrënies.
Stresi
Kortizoli, hormoni që sekretohet kur jeni të stresuara shkakton rritje të oreksit.
Ilaçet kundër depresionit
Një nga efektet anësore të ilaçeve kundër depresionit është shtimi në peshë. Por, mos ndaloni së marri ilaçin pa u konsoultuar me mjekun.
Medikamentet anti-inflamatore
Këto medikamente gjithsahtu rrisin nivelin e lëngjeve në gjak dhe shtojnë oreksin, e për rrjedhojë ndikojnë në shtimin e peshës.
Tiroidja
Nëse tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone, mund të ndiheni të lodhur por gjithashtu mund të shtoni peshë në mënyrë të papritur.
Menopauza
Nëse gjatë menopauzës shtoni peshë, arsyeja nuk është menopauza, por mund të jetë ngadalësimi i metabolizmit.
Ndërprerja e duhanit
Kjo është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për shëndetin tuaj, por pas kësaj mund t’ju shtohet uria dhe të merrni disa kilogramë./Pernenat.al/