Gjenetika ka një rol të rëndësishëm në trupin e një gruaje, gjë që nënkupton se edhe sëmundjet mund të përcjellen tek fëmija në rast se janë evidente fillimisht tek kjo e para.
Megjithatë, ekzistojnë disa pjesë trupore dhe aftësi që fëmijët trashëgojnë nga nëna, transmeton portali Për Nënat.
Forma trupore
Forma juaj trupore varet shumë nga ajo e nënës. Kjo ndikon jo vetëm në pamjen fizike, por edhe në rrezikshmërinë ndja sëmundjeve të ndryshme. Për shembull nëse jeni të shëndosha në pjesën e belit, masa dhjamore rrit rrezikun për t’u prekur nga sëmundje kardiovaskulare.
Fitnesi
Nëse nëna juaj është marrë me sport, kjo do të ketë ndikim shumë pozitiv në shëndetin tuaj, sepse sporti përforcon gjenet.
Lëkura
Nëse keni vazhdimisht puçrra në fytyrë, kjo tregon që fytyra juaj është e yndyrshme dhe me shumë mundësi e keni trashëguar nga nëna. Ndërsa rrudhat shfaqen më shpejt tek fytyrat e thata, i cili është gjithashtu tipar i trashëgueshëm nga nëna.
Shëndeti mendor
Nëse nëna juaj ka vuajtur nga depresioni ju jeni dy ose trefish më të rrezkuar të vuani depresion në të ardhmen.
Pjelloria
Nëse nëna juaj ka lindur fëmijë në moshën 44-vjeçare, kjo nuk do të thotë se edhe ju do ta keni këtë mundësi. Ndërsa menopauza e nënës ndikon në pjellorinë e vajzës. Sipas një studimi, nëse nëna juaj ka kaluar menopuzën në moshën 45-vjeçare, mosha juaj pjellore do të jetë më e ulët se e një vajze tjetër, nëna e së cilës ka kaluar menopazuën në moshën 55-vjeçare.