Sapo të kuptoni lajmin se jeni shtatzënë, do të mendoni vazhdimisht në lidhje me ushqimet që duhet konsumuar gjatë shtatzënisë.
Në listën tuaj, nuk duhet asnjëherë të mungojnë frutat dhe perimet shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Rëndësia e konsumimit të frutave është vërtetuar edhe nga ekspertët e zhvllimit të fëmijëve në Kanada.
Ndër frutat që duhet konsumuar gjatë 9-mujorit tuaj janë:
-Bananja
Bananja listohet në listën e frutave më të konsumuara pasi përmban lëndë ushqyese si folati, vitamin C, B6, kaliumi dhe magnezi.
-Kivi
Radhitet në vendin e dytë si fruti më i konsumuar pasi përmban vitaminën C, E, A, kalium, fosfor, magnez, acid folik dhe fibra dietike.Poashtu, kivi ka një efekt shërues në sistemin e frymëmarrjes.
-Molla
Ngrënia e mollës përmirëson imunitetin dhe forcën e fetusit.Ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të frymëmarrjes dhe astmës gjatë zhvillimit të bebit tuaj.
-Dardha
Dardhat janë burime të pasura me vitaminën C, njëkohësisht përmbajnë sasi të larta të acidit folik.
-Shega
Shegët përmbajnë kalcium, folate, hekur, protein dhe vitamin C – të gjitha këto të nevojshme gjatë shtatzënisë.
-Avokado
Janë të njohura përnga sasia e përmbajtjes se folateve më shumë se frutat e tjerë.Janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, B dhe K.Gjithashtu, përmbajnë fibra, magnez dhe kalium.
Frutat tjera që sjellin benefite ne shëndetin tuaj janë: shalqiri, mangot, dredhëzat, qershiat, portokalli dhe rrushi./GazetaShneta/