Në këtë pikë të pandemisë, shumica e njerëzve janë bërë të vetëdijshëm për simptomat kryesore të Covid-19.
Por edhe pse është e rëndësishme të qëndroni vigjilent për ndonjë shenjë të etheve, lodhjes ose humbjes së nuhatjes, lista e shenjave të mundshme paralajmëruese në të vërtetë duket të jetë më e gjatë nga sa kemi menduar më parë shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Sipas hulumtimit të ri nga Imperial College London, ekziston një grup i ri simptomash që mund të dërgojë në variantin e ri Covid-19.
Hulumtimi i ri i udhëhequr nga Imperial College London përfshiu të dhëna nga më shumë se një milion pacientë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërsa afër 60 përqind e pacientëve ishin asimptomatik, diapazoni i sëmundjeve midis rasteve simptomatike ishte në të vërtetë më i gjerë se grupi klasik që është identifikuar më parë.
Top katërshe e simptomave të variantit të ri Covid-19 përfshin:
– Dhimbje koke
Pacientët që kanë provuar këtë simptomë: 24.2 përqind.
– Dhimbje të muskujve
Pacientët që kanë provuar këtë simptomë: 16.0 përqind.
– Lëkundje trupi
Pacientët që kanë provuar këtë simptomë: 11.7 përqind.
– Humbja e oreksit
Pacientët që kanë provuar këtë simptomë: 11.5 përqind. /Gazeta Shneta/