Për shkak të stomakut të vogël që bebet kanë, ato nuk priren të hanë shumë. Kjo është arsyeja përse është e rëndësishme të siguroheni se ushqimet që ata hanë përmbajnë lëndë ushqyese.
Në përgjithësi, ushqimet që do të ju prezantojmë më poshtë janë për bebe 6 muajshe e më shumë.
Por, bisedoni me pediatrin tuaj para se të shërbeni: vezë, peshk, agrume dhe kos nëse fëmija juaj është më pak se një vjeç, sepse këto ushqime mund të shkaktojnë reaksion alergjik, transmeton Gazeta Shneta.
Disa ushqime të tilla si: mishi, fruta apo pure perimeve, mund t’i jipen gradualisht në muajin e gjashtë nëse shihni se fëmija juaj është i gatshëm për to.
Vetëm mos harroni se ushqimet e ngurta të çdo lloji nuk duhet t’i jipen bebeve para muajit të katërt.
Banane, janë plot me karbohidrate, të cilat sigurojnë energji të qëndrueshme si dhe fibra për të mbështetur një trakt digjestiv.
Patate të ëmbël, janë një burim i mirë i kaliumit dhe Vitaminës C. Po ashtu, një antioksidant që ndihmon në parandalimin e llojeve të caktuara të kancerit.
Vezë, janë të mbushura me mirësi, të bardhët e vezëve janë kryesisht me proteina dhe ofrojnë zink dhe vitamina A, D, E dhe B12.
Kosi, i jep fëmijës suaj kalcium, proteina dhe fosfor, të cilat janë të rëndësishme për kocka dhe dhëmbë të fortë si dhe të shëndetshëm./Gazeta Shneta/