Java që vjen, sjell në Prishtinë trajnimin unik për Ekografinë Fetale.
Organizimi i SonoKos do të mbledh për dy ditë specialistë gjinekologë dhe të tjerë të interesuar për të mësuar rreth protokolleve të fundit të përdorimit të sistemeve ultrasonografike në ekzaminimet kardiake fetale.
Nën mentorimin e Prof. Dr. Ramush Bejiqi, i cili është udhëheqës i programit, bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij Prof. Dr. Selami Sylejmani dhe Dr. Bajram Syla, ky trajnim do të jetë një ndihmesë e madhe për mjekët në diagnostifikimin e hershëm të problemeve me zemër te bebet në ardhje.
Sipas posterit të organizatorit, kjo ngjarje zhvillohet më 27-28 shkurt. /Gazeta Shneta/