Prishja dhe infeksioni i dhëmbëve gjatë shtatzënisë. Por me një higjienë të mirë të dhëmbëve, dhe me kontrollet e rregullta te stomatologu, kjo tejkalohet. Ka shumë shkaqe për problemet e dhëmbëve gjatë shtatzënisë.
A është e vërtetë që çdo fëmijë “kushton një dhëmb” ?
Është i ngulitur mendimi që gjatë shtatzënisë duhet të bien patjetër dhëmbët, sepse foshnja harxhon kalciumin e organizmit të nënës. Megjithatë, stomatologët këtë e kundërshtojnë dhe pohojnë që deri te gjakderdhja e dhëmbëve tek shtatzënat vije për shkak të kujdesit të mangët për higjienën orale, transmeton Gazeta e Re.
Përse i kam dhëmballët më të fryra?
E ënjtura dhe gjakderdhja e dhëmballëve është shumë e shpeshtë në shtatzëni. Deri tek kjo vije shkaku i ndryshimeve intenzive të hormoneve, të cilat shkaktojnë ndryshime të mëdha në indet paradentale, sidomos në dhëmballa.
Në këto raste, veçanërisht nëse nuk ka higjienë të mirëfilltë orale, lajmërohen tërë proceset patologjike. Prandaj, nëse keni probleme me dhëmballët, gjithsesi vizitoni stomatologun.
A mund ti rregulloj dhëmbët gjatë shtatzënisë?
Natyrisht që mund ti rregulloni, pa kurrfarë pasojash negative në shtatzëni. Vetëm se gjatë tremujorit të parë duhet shmangur intervenimet stomatologjike, shkaku i anestezionit apo përdorimit eventual të ndonjë ilaçi.
Pas kësaj periudhe, nëse keni shtatzëni normale, mund të bëni intervenime stomatologjike pa asnjë problem. Madje preferohet që ti rregulloni dhëmbët para lindjes, që të mos bartni ndonjë infeksion oral tek foshnja.
A mund të heq dhëmbin gjatë shtatzënisë?
Heqja dhëmbëve në shtatzëni duhet shmangur në tremujorin e parë, sepse kjo bëhet me anë të anestezionit lokal. Më vonë lejohet heqja e dhëmbëve, perveç në rastet kur keni problem me mpiksjen e gjakut. Në këto raste para heqjes duhet të konsultoheni me gjinekologun dhe stomatologun tuaj.
A mund të fotografoj dhëmbin në shtatzëni?
Edhe pse për fotografimin me rëntgen në stomatologji nevojiten doza minimale të rrezatimit, prapë se prapë preferohet që gjatë shtatzënisë t’i shmangeni ekspozimit të rrezeve të rëntgenit, sidomos në 12 muajt e parë të shtatzënisë. Nëse është fotografimi i rëndësishëm, duhet ta bëni në makinë të drejtë, me të gjitha masat mbrojtëse për ju dhe për foshnjën tuaj. Nëse është e mundur, bëni fotografimin e dhëmbëve me teknikat e rentgenëve digjital (radioviziografia), sepse këto rreze janë rreth 80 % më të vogla se sa ato të aparateve klasike të rentgenëve.