Për të fituar një kuptim më të mirë të transmetimit shtëpiak të koronavirusit, CDC shqyrtoi 101 familje në Nashville, Tennessee dhe Marshfield, Wisconsin (SHBA) nga muaji prilli deri në shtator.
Në secilën prej familjeve, kishte një “pacient indeks”, të përcaktuar si anëtari i parë i një familje që shfaq simptomat e Covidit dhe test pozitiv për sëmundjen shkruan burimi BestLife, përcjell Gazeta Shneta.
101 pacientë me indeks dhe 191 njerëz që jetuan me ta u trajnuan për të “kompletuar ditarët e simptomave dhe për të marrë ekzemplarë të vetë-mbledhur, përmes mostrave si shtupa hunde ose dhe mostra të pështymës, çdo ditë për 14 ditë”, thotë CDC.
Infeksioni ndodhi më shumë se 50 përqind të kohës në përgjithësi.
Në mesin e të gjithë anëtarëve të familjes të regjistruar në studim, 102 paraqitën shtupa hunde ose mostra të pështymës që ishin pozitive, për një normë sekondare infeksioni prej 53 përqind në përgjithësi.
Transmetimi pothuajse gjithmonë ndodhte brenda javës së parë të sëmundjes.
“Përafërsisht 75 përqind e infeksioneve dytësore u identifikuan brenda pesë ditëve nga fillimi i sëmundjes së ndonjërit nga pacientët,” tha CDC.
Kjo, gjithashtu, ishte e vërtetë si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit. /Gazeta Shneta/