Disa hulumtime fillestare sugjerojnë se varianti B.1.617 i Covid-19 mund të jetë më i transmetueshëm, i cili mund të kontribuojë në rritjen e rasteve në Indi, sipas shkencëtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Ne kemi disa prova të rritjes së transmetueshmërisë,” tha Maria Van Kerkhove, udhëheqëse teknike e situatës me Covid-19 të OBSH-së shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
Ekzistojnë studime që tregojnë transmetueshmërinë. Studiuesit po shikojnë ashpërsinë dhe ndikimin e diagnostikimit, terapisë dhe vaksinave në këtë drejtim – u shpreh Maria Van Kerkhove.
Të martën, OBSH publikoi raportin e tij javor epidemiologjik, i cili tha se varianti është gjithnjë e më i përhapur në shumë vende.
“Disa nga këto variante shqetësuese të virusit kanë mutacione, për shembull që lejojnë që virusi të hyjë në qelizë më lehtë, kështu që mund të infektojnë njerëzit më lehtë. Kjo nuk do të thotë që mënyrat e transmetimit ose mënyra e përhapjes së tij janë të ndryshme, thjesht është më e lehtë të infektosh dikë tjetër”.
Van Kerkhove tha në një situatë të përhapjes së shpejtë – si ajo që shihet në Indi, është e rëndësishme për individët të mbajnë praktikën e parandalimit, madje edhe përballë përhapjes së variantit./Gazeta Shneta/