Shumica e njerëzve që zhvillojnë sëmundjen infektive të shkaktuar nga koronavirusi, shërohen brenda 2-6 javësh, por tek disa- vazhdojnë të kenë simptoma të qëndrueshme edhe pas rikuperimit.
Të tjerët me Covid-19 të formës së rëndë mund të zhvillojnë komplikime, të cilat kërkojnë rehabilitim pas një qëndrimi në spital shkruan MedicalNewsToday, përcjell Gazeta Shneta.
Përveç ndikimit fizik, njerëzit mund të përjetojnë edhe ndryshime në shëndetin e tyre mendor nga sëmundja e Covidit.
Sipas një studimi të vitit 2020, rreth 30% e njerëzve që u shëruan nga SARS ose MERS (të shkaktuar nga koronaviruset) të formës së rëndë kishin anomali afatgjata të mushkërive.
Por ndërsa SARS, MERS dhe COVID-19 shkaktohen nga viruse nga e njëjta familje, ka dallime kryesore midis tyre, siç thekson studimi 2020.
Kërkimet për ndikimin e Covid-19 janë duke vazhduar. Nisma të tilla si ‘Studimi i Simptomave COVID’ janë duke përcjellur simptomat e njerëzve dhe pasojat afatgjata të sëmundjes përmes një aplikacioni celular.
Sidoqoftë, njerëzit që kanë pasur një sëmundje të lehtë ose të moderuar zhvillojnë simptoma të qëndrueshme që mund të jenë të rënda – edhe pasi të jenë rikuperuar nga infeksioni fillestar.
Kur këto simptoma zgjaten, nganjëherë kjo gjendje i referohen çështjes si “Covid i zgjatur” ose tek njerëzit që e kanë atë si “bartës të gjatë”.
Duket se çdokush, përfshirë të rinjtë dhe ata që nuk kanë gjendje shëndetësore para-ekzistuese, mund të zhvillojnë – Covid të zgjatur.
Ndër të tjera, pandemia ka ndikuar në shëndetin mendor në një shkallë të gjerë.
Sipas një përmbledhjeje të muajit gusht 2020, shumë njerëz ndien një rritje të stresit, ankthit, depresionit dhe shqetësimeve të gjumit në përgjigje të pandemisë.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Disa faktorë që mund të kontribuojnë në vështirësitë e shëndetit mendor gjatë pandemisë përfshijnë: izolimi dhe vetmia, vështirësi në punë ose humbje e punës, betejat financiare dhe kushtet ekzistuese të shëndetit mendor ose fizik.
Ndikimi i këtyre përvojave mund të jetë i qëndrueshëm, veçanërisht nëse dikush ka përjetuar shqetësime ekstreme ose të vazhdueshme.
Kjo mund të shkaktojë trauma psikologjike ose çrregullim të stresit post-traumatik.
Hulumtimet gjithashtu tregojnë se njerëzit mund të përjetojnë stres të rëndë gjatë përdorimit të një ventilatorit, për shkak të varësisë së tyre nga makineria për të marrë frymë. /Gazeta Shneta/