Edhe pse astma është një nga gjendjet më të zakonshme shëndetësore që ndodhin gjatë shtatzënisë, ajo mund të jetë mjaft serioze.
Astma mund të ngushtojë rrugët e frymëmarrjes, meqë rast mund të vështirësoj frymëmarrjen tuaj shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Gjatë shtatzënisë, astma mund të ndikojë jo vetëm në shëndetin tuaj, por edhe te fetusi juaj.
Sipas Asthma and Allergy Foundation of America (AAFA), një e treta e grave shtatzëna do të përjetojnë përkeqësim të simptomave të astmës gjatë shtatzënisë së tyre.
Në rast se, astma nuk monitorohet gjatë shtatzënisë, ajo mund të ndikojë në shëndetin tuaj dhe të foshnjes, duke zvogëluar sasinë e oksigjenit në gjakun tuaj.
Ndër komplikimet që mund të sjell astma janë:
-Preeklampsia;
-Lindja e parakohshme;
-Pesha e ulët e lindjes së foshnjes
Nëse keni astmë dhe po planifikoni krijimin e familjes, rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj për të menaxhuar më tej gjendjen tuaj shëndetësore./GazetaShneta/