Ndjenja se brenda jush po rritet një jetë e re u jep prindërve një instik natyrore për të mbrojtur dhe siguruar foshnjen e tyre.
Gratë shtatzëna pësojnë ndryshime emocionale dhe kjo si rezultat i ndryshimeve hormonale shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Por, është e rëndësishme të mbani mend se shtatzënitë shoqërohen me sisteme të dobëta imunitare që mund të rrisin rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve infektive.Disa sëmundje infektive paraqesin kërcënim për gruan shtatzënë dhe foshnjen pasi të lind.
Por, cilat infeksione me rrezik të lartë janë të shprehura gjatë shtatzënisë?
Infeksionet kongjenitale
Një infeksion kongjenital kalon placentën për të infektuar fetusin.Kjo rezulton në dëmtimin e zhvillimit të fetusit si mikrocefalia.
TORCH është akronimi që përfshin disa infeksione kongjentiale, e këto janë:
-Toksoplazmoza;
-HIV, listeria;
-Rubeola;
Infeksionet perinatale
Infeksionet perinatale i referohen infeksioneve që ndodhin kur foshnja lëviz përmes një kanali të lindjes të infektuar.
Infeksionet pas lindjes
Infeksionet e përhapura nga prindi te foshnja e porsalindur njihen si infeksione pas lindjes.Këto infeksione mund të përhapen kryesisht gjatë gjidhënies./GazetaShneta/