Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se nga 2,357 testime të kryera janë konfirmuar 341 raste pozitive me Covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.
Në mesin e tre viktimave është edhe një person i moshës 40 vjeçare nga Suhareka.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (40 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (90 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 61.086 raste nga 240.696 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.509 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 207 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 53,017.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 6,560 raste aktive./GazetaShneta/