Tri gratë shtatzëna të prekura me koronavirus, të cilat lindjen e bënë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë gjidhënies.
Drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismaili, në një intervistë për Ekonomia Online, teksa ka folur për këtë rast, ka deklaruar se koronavirusi nuk kalon te fëmijët në kohën e shtatzënisë.
Ismaili përmendi një sërë masash që duhet pasur kujdes nënat e atakuara, siç është ushqyerja me gji, vënia e maskave, mbajtja e distancës si dhe higjiena personale.
“Nuk është vërtetuar se virusi kalon tek nëna dhe nuk është vërejtur prezenca e virusit në lëngun dhe gjirin e nënës. Por ne e kemi vërtetuar edhe të pacientët të cilat kanë qenë pozitiv e kemi bërë testin të fëmijët dhe ka rezultuar negativ. Nuk ka asnjë rrezik gjatë lindjes të bartet virusi nga nëna të fëmijët. Por duhet pasur kujdes të shtuar pas lindjes gjatë ushqyerjes me gji të zbatohen masat e distancës dhe higjienës personale, maskave e të tjera”, u shpreh Ismaili.
Më pas, Ismaili foli edhe për ndarjen e repartit me hyrje të veçanta për të mundësuar lindjen e nënave të infektuara me Covid-19.
*Intervistën e plotë mund ta lexoni në ekonomiaonline.