Futja e mjaftueshme e lëngjeve ne trup ndikon që lëkura juaj të duket më e shëndetshme, më rinore dhe mirë e hidratuar.
Gjëja e parë që duhet të bëni pasi të zgjoheni është të pini një gotë me ujë.
Secili prej nesh ka disa shprehi të përditshme, për të cilat ndoshta edhe nuk jemi të vetëdijshëm.
Pa marrë parasysh se sa herët zgjoheni, duhet ta praktikojmë ritualin e mëngjesit me zakone apo shprehi të shëndetshme që na ndihmojnë në ngritjen e energjisë dhe ti tejkalojmë më lehtë të gjitha pengesat dhe detyrimet ditore.
Këtu po ju paraqesim tri gjërat më të rëndësishme që duhet ti praktikoni në rutinën tuaj të përditshme:
Pini të paktën një deri dy litra ujë në ditë
Stërvituni ose meditoni në rutinën tuaj të përditshme
Hani mëngjesin