Vdekja e dy djemve, Charlie dhe Noah, nga Uellsi i Jugut, po trajtohet si një aksident tragjik.
Sarah Owners, 29 vjeçe, nënë e trenjakëve pesë-mujorë shkoi të kontrollonte djemtë në dhomën e tyre të shtunën në mëngjes, duke kuptuar se dy prej tyre nuk po merrnin frymë.
Vëllai i tretë Ethan thuhet se ka mbijetuar incidentin dhe është i padëmtuar, transmeton Gazeta Shneta.
Vdekja ka ndodhur si shkak i monoksidit të karbonit, i cili ua ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes, gabim ky të cilin e përsërisin shumë nëna, duke u ngrohur me thëngjill gjatë kohës së gjumit.
Foshnjat kishin lindur para kohe por thuhej se nuk kishin ndonjë vështirësi përpara incidentit tragjik./Gazeta Shneta/