Tronditëse, arsyeja pse vdesin shumë gra gjatë ose pas lindjes

2017-11-15 në ora 13:10

Rasti i parë ndodhi në vitin 2001. Dr.Isabelle Horon, dhe kolegia e  saj, Diana Cheng, nga Departamenti i Shëndetit në Maryland, ishin të shqetësuara se edhe pse, pas përparimeve të mëdha që janë bërë për kujdesin prenatal, shumë gra amerikane ende po vdisnin gjatë shtatzënisë ose pak pas lindjes.

Kështu ata filluan një studim për të eksploruar të gjitha ndodhitë e vdekjes gjatë shtatzënisë, jo vetëm ato që lidhen drejtpërdrejt me ndërlikimet obstetrike – siç thoshte dhe Qendra Kombëtare e Statistikave të Shëndetit, që përcaktoi “vdekjen e nënës” në atë kohë.

Sa më shumë kontrolle bëheshin aq dhe më shumë rezultate të habitshme po dilnin në pah. Shumica e këtyre grave nuk po vdisnin vetëm për shkak të ndërlikimeve të mundshme që mund të ndodhin gjatë shtatzënisë por edhe sepse ato dhunoheshin nga bashkëshkortët e tyre.

Fakti tronditës doli në pah në 21 mars 2001 në revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane ku u zbulua se shkaku kryesor i vdekshmërisë së lartë të grave gjatë ose pas lindjes ishte sepse ato ishin dhunuar nga bashkëshortët në mënyrë sistematike gjatë gjithë periudhës së lindjes.

Dhe në momenti që vinte momenti për të lindur organizmi i tyre nuk mund të përballonte dot gjithë traumën, dhe në këtë mënyrë shkaktohej vdekja. /Shije.al