Presidenti Donald Trump ka testuar pozitiv për Covid-19, duke kaluar tashmë nëpër zgjedhje të tensionuara në SHBA, por sipas mjekut të tij ai është “mirë” dhe i aftë për të kryer detyrat e tij ndërsa ndodhet në karantinë.
Trump 74 vjeç, së pari njoftoi në Twitter se ai dhe zonja e parë Melania Trump, 50 vjeçe, ishin testuar pozitiv ndaj SARS-CoV-2 shkruan Agjencia e Lajmeve Franceze AFP, përcjell Gazeta Shneta.
“Ne do ta kalojmë këtë së bashku!” ka shkruar Presidenti Trump. Lajmi lëshoi një ‘bombë’ politike një muaj para ditës së zgjedhjeve.
Pasoja e parë e menjëhershme ishte anulimi i një mitingu të fushatës Trump që synonte të zhvillohej në Florida gjatë ditës së premte.
Poashtu gjatë ditës së djeshme, Presidenti Trump kishte marr pjesë në një ngjarje bamirësie në Nju Jork duke u shprehur se: “Fundi i pandemisë është në horizont dhe viti i ardhshëm do të jetë një nga vitet më të mëdha në historinë e vendit tonë”.
Por tani udhëheqësi që ka hedhur dyshime në mënyrë të përsëritur mbi seriozitetin e virusit – pavarësisht se më shumë se 200,000 amerikanë tashmë kanë vdekur nga ky virus – sot është bërë pacienti i profilit më të lartë në botë, duke provuar se të gjitha burimet e Shtëpisë së Bardhë nuk ishin të afta të parandalonin rrezikun e infektimit. /Gazeta Shneta/