Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu bëri të ditur sot se është realizuar me sukses heqja e një tumori të rrallë duke i shpëtuar jetën një nëne të re.
“Një ndërhyrje e shkallës së lartë të vështirësisë është realizuar me sukses në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, një tumor i rrallë me një masë të madhe (5 kg), duke i shpëtuar jetën nënës së re”, shkruan ministrja Manastirliu, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo tha se ndërhyrja u krye nga Prof. Asc. Eliona Demaliaj, Dr. Fatjon Balla, Dr. Ahmet Ponari, Dr. Ilir Toma, kryeinfermiere salle Manjola Bega, instrumentare Fatjona Sulejmani.
Njoftimi i plotë:
Një ndërhyrje e shkallës së lartë të vështirësisë është realizuar me sukses në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, një tumor i rrallë me një masë të madhe (5 kg), duke i shpëtuar jetën nënës së re🙏🏼
👏🏼 Ekipit me Prof. Asc. Eliona Demaliaj, Dr. Fatjon Balla, Dr. Ahmet Ponari, Dr. Ilir Toma, kryeinfermiere salle Manjola Bega, instrumentare Fatjona Sulejmani.