Tuna bëri një dedikim prekës për të birin: Zemra ime është…(Foto)

2017-05-07 në ora 10:09

Altuna Sejdi është bekuar me një djalë të cilin e ka quajtur Tian.

Pak më parë, këngëtarja e hitit “Fenix” ka publikuar në Instagram një foto teksa mban në krahë të voglin e saj, Tian-in, madje ka një dedikim mjaft të veçantë për të.

“Është e vështirë të besoj  se ke ardhur në jetë që prej katër ditësh, por jam e lumtur që vendose të na nderosh me prezencën tënde sepse ti je i dashurueshëm. Kur  të pashë për herë të parë mësova se nuk kam dashur asnjë si të dua ty dhe asnjëherë nuk do të dua. Faleminderit nga thellësia e zemrës për numrin e madh të urimeve për lindjen e Tian Patris! Zemra ime është plot”,- shkruan Tuna bashkangjitur me foton.

Rikujtojmë se kjo është fotoja e parë ku këngëtarja tregon fytyrën e vogëlushit vetëm pak ditë pas lindjes dhe mund të themi se ata janë të adhurueshëm./Blitz.al/