Që nga koha kur solli në jetë fëmijën e parë, këngëtarja Altuna Sejdiu i është përkushtuar tërësisht vetëm atij.
Madje, ajo ka lënë pas çdo angazhim në muzikë vetëm që të jetë pranë të birit.
Padyshim që për rritjen e fëmijës, një nënë sakrifikon shumë dhe kalon shumë netë pa gjumë, ashtu siç i ndodhë edhe Tunës me Tianin e vogël.
Në rrjete sociale, Tuna ka postuar një foto në të cilën ishte një thënie në lidhje me nënat dhe fëmijët e tyre.
“Ju lutem mos pengoni, fëmija po fle, nëna është e lodhur dhe e rrezikshme”, shkruan thënia të cilën Tuna ka postuar në rrjete sociale.
Ajo ka pyetur të gjitha nënat që kanë tashmë përvojë me fëmijët e tyre “A ka rrezik që situata të eskalojë”, meqë fëmijët dinë të zgjohen dhe t’i lënë pa gjumë nënat. /Lajmi.net/