“Turp për ne nëse nuk zhvillojmë vaksinën universale të koronavirusit”, thotë Dr. Fauci

2021-02-20 në ora 21:15

Meqenëse koronavirusët kanë potencial pandemik, bota ka nevojë për një vaksinë universale të koronavirusit, tha Dr. Anthony Fauci.

“Unë besoj se kemi aftësinë shkencërisht për të zhvilluar atë që ne e quajmë vaksinë universale e koronavirusit”, tha Dr. Fauci në një intervistë të organizuar nga Universiteti Georgetown shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.

“Me fjalë të tjera, një vaksinë që me të vërtetë mbulon të paktën të gjitha mutacionet SARS-CoV-2, por edhe të gjithë spektrin e familjes së koronavirusëve”.

“Pesëmbëdhjetë deri në tridhjetë përqind të të gjitha ftohjeve të zakonshme që unë dhe ti përjetojmë çdo dimër, në mënyrë të përsëritur, janë koronaviruse – zakonisht katër prej tyre më të zakonshmit” shpjegoi Dr. Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Fauci tha se ka të ngjarë që këto koronaviruse të godasin civilizimin njerëzor si një pandemi e madhe qindra viteve më parë, duke u bërë përfundimisht viruse të zakonshëm të ftohjes që janë të njohura deri me sot.

Ne u goditëm me tre lloje të koronaviruseve si SARS, MERS, SARS-CoV-2, që kanë pasur potencial pandemik kështu që turp për ne nëse nuk zhvillojmë vaksinën universale të koronavirusit, tha Dr. Fauci. /Gazeta Shneta/