Helena Hayden është 33 vjeçare, është një nënë që mbajti sekret për 14 vite, duke i konsideruar ato si një ferr pasi nuk gjente guximin ta lajmëronte përdhunuesin e saj, shkruan The Sun, transmeton Gazeta Shneta.
James Upton është 36 vjeçar, i sëmurë psiqikisht, burri i cili jetoi me Helenën për 14 vjet.
Por tani vonë, ai është zbuluar se është përdhunues dhe u gjet fajtor për tre akuza, kështu duke u dërguar në burg për 8 vjet.
Tani Helena kërkon nga të gjitha gratë e femrat që jetojnë në situata të tilla, ta largojnë frikën e të mos jetojnë në ferr.
Fillimisht ata dukej se kishin një jetë të lumtur, por vetëm 4 ditë pas lindjes së fëmijës së tyre të parë, Upton ngjalli “përbindëshin”, brenda tij dhe filloi ta përdhunonte atë sa herë donte, madje edhe e rrahtë.
Me kalimin e kohës, ai e izoloi, i ndaloi të punonte dhe e largoi nga të gjithë miqtë e familjarët.
Ajo provonte ta mbante sekret, kishte frikë nga ai ta zbulonte, dhe nuk donte t’i linte të voglat e saj pa baba, por pas një kohe, Upton u bë edhe më i tmerrshëm. Në vend se ta thërriste “e dashur”, ai filloi ta quante “e shëmtuar”, “ e shpifur”, e shumë fjalë tjera fyese.
Por megjithatë, Helena gjeti kurajën ta largoj nga jeta e saj, burrin që e ëndërronte gjithmonë, por i cili po ia shkatërronte jetën asaj dhe vogëlusheve.
Tani ai po vuan 8 vjet burg, ndërkaq Helena thotë se ndihet më e lumtur e më e lirë se kurrë. /Gazeta Shneta/