Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzuesin e përkohshëm për funksionimin e bizneseve nga data 18 maj.
MSH ka udhëzuar stomatologët dhe fizioterapeutët që të mos pranojnë brenda asnjë klient pa maskë mbrojtëse dhe të mos lejojnë më shumë se 1 person në dhomën e pritjes, transmeton Gazeta Shneta.
Stomatologët dhe fizioterapeutët janë të obliguar të mbajnë një listë me emra dhe kontakte të pacientëve. “Lista e pacientëve me emër dhe numër të telefonit të pacientëve që kanë marr shërbim, të jetë në dispozicion të institucioneve si mekanizëm për gjurmim të kontakteve të rasteve eventuale pozitive në SARS-CoV-2”, thuhet në udhëzues.
MSH ka kërkuar nga mjekët që t’iu përmbahen udhëzuesve të odave respektive ose të OBSH-së dhe ECDC-së. Ata që nuk iu përmbahen këtyre rregullave do të gjobiten sipas ligjeve në fuqi.
Udhëzuesin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU. /Gazeta Shneta.