Uji kundër dhimbjeve

2017-03-02 në ora 11:05

Shkencëtarët nga Universiteti i Çikagos kanë hedhur poshtë bindjet e deritanishme se vetëm ushqimi në formë çokollate ose ëmbëlsire ka veprim analgjetik.

Një studim i realizuar te kafshët shtëpiake, i botuar në revistën Journal of Neuroscience, ka treguar se efekt analgjetik ka vetë procesi i ingjestionit- konsumimi i ushqimit/lëngjeve në sistemin tretës,

Kështu, konsumimi i ujit të zakonshëm dhe konsumimi i ëmbëlsirave jokalorike, është treguar ngjashëm efektiv kundër dhimbjes sikurse edhe konsumi i ushqimit dhe ëmbëlsirave shumëkalorike.