Organizata UNDP në Kosovë dhe qeveria e Luksemburgut e kanë ndihmuar vendin tonë me 5 mijë teste për diagnostikimin e Covid-19.
Testet janë pjesë e kontingjentit të dytë të ndihmave për Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrinë e Shëndetësisë.
Dorëzimin e donacionit e kanë bërë përfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë Maria Suokko, ndërsa pranimin ministri i Shëndetësisë Arben Vitia. /Gazeta Shneta/