Derisa lindja ime e parë ka një rëndësi të veçantë për shkak se më bëri nënë për herë të parë, edhe lindja ime e dytë ishte shumë emocionuese.
Ndryshe nga lindja e parë, e cila zgjati me orë të tëra, çdo gjë ndodhi më shpejt me shtatzëninë e dytë.
Gjërat filluan mjaft mirë
Pothuajse 10 ditë pas datës që më kishin caktuar, u zgjova nga ndjesia e ujërave që ishin thyer. Për këtë shkak mu bë një induksion të nesërmen dhe ishte gjëja më e lumtur që kishte filluar procesi i lindjes, transmeton Gazeta Shneta.
Ora ishte 3:30 e mëngjesit kur mbërritëm në spital fillova të ndjej kontraktimet e para.
Lindja shkoi shumë shpejt
Duke vënë re se gjërat po lëviznin shpejt, mamia kontrolloi, dhe mu drejtua se ende kishte punë për të bërë.
Gjërat u mjegulluan
Shpeshtimi i kontraktimeve më kishte dobësuar deri në atë masë sa që mund të kontrolloja vetëm frymëmarrjen time, koka e fëmijës ishte jashtë por shkalla e zemrës po fillonte të ishte në rrezik.
Ju duhet të shtyni ‘TANI’
Disa mami dhe mjekë u mblodhën rreth meje në shtrat dhe dëgjova një nga ato që po i thonin burrit se ‘a po kupton çfarë po ndodh?’, fëmija juaj është në rrezik dhe nëse nuk e nxjerrim tani atëherë mund të jetë në rrezik, mbase duhet ta operojmë.
Një hyrje dramatike në këtë botë
Kam pritur thirrjet e foshnjës, derisa obstetri që qëndronte afër meje e mori fëmijën në dorë, dhe e pyeta ‘përse nuk po qanë?
Ai më tha se fëmija ishte mirë, me të vërtetë isha e habitur, por burrit i treguan se bebja ishte komplet gri duke menduar se kishte vdekur.
Bota për ne ndaloi, derisa mamitë nxituan në tavolinën e reanimacionit dhe brenda pak sekondave vajza filloi të qante, dhe menjëherë bota u rregullua sërish.
Ata e sollën tek unë dhe të gjithë filluan të shikonin derisa unë isha zhytur në një lehtësim me shumë lodhje./Gazeta Shneta/