Brenda dy ditësh UNICEF-i me partnerë ka arritur të sigurojë dy donacione me rreth 1.5 milionë pajisje personale mbrojtëse për stafin mjekësor në Kosovë.
UNICEF me përkrahjen e Qeverisë së Luksemburgut ia ka dorëzuar Ministrisë së Shëndetësisë donacionin prej 7.6 ton (1,160.000 copë) pajisje personale mbrojtëse, nga të cilat 10 për qind të shkojnë për punëtorët e Qendrave Shëndetësore në Graçanicë dhe Mitrovicë të Veriut, shkruan Gazeta Shneta.
Donacioni përmban: 2,000 kostume mbrojtëse me mbulim të tërësishëm, 600,000 dorëza HE*, 3,000 mburoja të fytyrës, rezistente ndaj mjegullimit; 200,000 kapela klinike; 155,000 maska FFP2/N95 dhe 200,000 maska klinike.
“UNICEF-i do të vazhdojë t’i mbështesë veprimet parandaluese në komunitete për ta mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe prindërve e kujdestarëve të tyre. Me këto furnizime, programi i vizitave në shtëpi dhe punëtorët shëndetësorë të mbështetur nga UNICEF-i, do të ndjehen të sigurt për të realizuar vizita në shtëpi, për t’i përkrahur gratë shtatzëna dhe gjidhënëse si dhe fëmijët në tërë Kosovën”, thuhet në njoftim.
UNICEF poashtu ka njoftuar se si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për ta luftuar përhapjen e virusit korona, me përkrahjen e Qeverisë së Japonisë i ka dhuruar MSH-së poashtu një donacion prej 367, 580 pajisje personale mbrojtëse (PMP).
10% e këtyre pajisjeve do të shpërndahen në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë dhe Gracanicë.
Gjate ceremonisë se donacionit, i ngarkuari me punë i Qeverisë së Japonisë në Kosovë, Z. Ogasaëara Mitsunori tha se: “Këto furnizime vijnë në kohën kritike për të mbështetur përpjekjet e përbashkëta për të parandaluar përhapjen e COVID -19.”
Në anën tjetër ministri Armend Zemaj i ka falënderuar dy qeveritë, atë të Luksemburgut dhe Japonisë për donacionet e dhuruara përmes UNICEF-it. /Gazeta Shneta/