Kembrixh është bërë universiteti i parë që ka vendosur masa për vitin e plotë akademik 2020-21, duke njoftuar se do të lëviz të gjitha “ligjëratat ballë për ballë” në internet për kohëzgjatjen e caktuar.
Universiteti tha se ligjëratat do të vazhdojnë praktikisht deri në verën e vitit 2021, ndërsa mund të jetë e mundur që grupet më të vogla mësimore të zhvillohen brenda tij nëse “përputhet me kërkesat për distancim shoqëror” shkruan The Guardian.
Një zëdhënës tha se: “Universiteti vazhdimisht po përshtatet me ndryshimin e këshillave gjatë kësaj pandemie” përcjell Gazeta Shneta.
Duke pasur parasysh që ka të ngjarë që distancimi social do të vazhdojë të kërkohet më tutje, universiteti ka vendosur që nuk do të ketë leksione ballë për ballë gjatë vitit të ardhshëm akademik.
“Ligjëratat do të vazhdojnë të bëhen të disponueshme në internet dhe mund të jetë e mundur të organizohen grupe më të vogla mësimore, për sa kohë që kjo përputhet me kërkesat për distanca sociale.
Ky vendim është marrë tani për të lehtësuar planifikimin, por si kurrë më parë, do të rishikohet nëse do të ketë ndryshime në këshillat zyrtare për koronavirus “. /Gazeta Shneta/