Prindërit, marrin shpesh herë vëmendje për atë që shohin në pelenat e bebeve të tyre, sepse është një mënyrë që ata mund të tregojnë nëse fëmija i tyre po merr mjaftueshëm qumësht.
Nga dita e pestë e tutje, një foshnje që ka – të paktën pesë pelena të lagura është një mënyrë e besueshme për të ndihmuar ose përcaktuar nëse një foshnjë po merr mjaftueshëm qumësht, veçanërisht nëse urina është me ngjyrë të zbehtë shkruan burimi Bellybelly.au përcjell Gazeta Shneta.
Por, çka nëse bebja juaj ka aromë të fortë të urinës? A është diçka për t’u shqetësuar?
Këtu janë katër arsye pse bebja juaj mund të ketë urinë me erë të fortë:
1) Urina me erë të fortë në një fëmijë mund të jetë normale nëse:
– Gjendja e përgjithshme e bebit tuaj është e mirë;
– Fëmija po tregon shenja të besueshme të marrjes së mjaftueshme të qumështit ose
– Urina e bebës është me ngjyrë të zbehtë, pavarësisht se ka erë të fortë.
2) Mund të jetë një infeksion i traktit urinar
Studiuesit kanadezë zbuluan se urina me erë të keqe të raportuar nga prindërit ishte e lidhur me një infeksion të traktit urinar.
Kjo nuk do të thotë ‘urinë me erë të fortë’ gjithmonë do të përfundojë me faktin që fëmija juaj të ketë një infeksion.
Mirëpo, sipas studimit, rreth një e treta e rasteve me problemet e kësaj natyre rezulton më një infeksion të traktit urinar.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
3) Mund të jetë nga dieta ushqyese e nënës gjidhënse
Nëse jeni duke ushqyer me gji, është e mundur që diçka që keni ngrënë mund të ndikojë në erën e urinës së bebës tuaj.
Anekdotalisht, disa nëna që ushqejnë me gji kanë raportuar se ngrënia e shpargut, qepës ose hudhrës mund të bëjë që urina e bebës së tyre të nuhasë ndryshe.
Nënat e tjera që ushqejnë me gji kanë raportuar se kur ato kanë marrë antibiotikë, kanë vërejtur përkohësisht ndryshime në erën e urinës së bebës së tyre.
4) Urina me erë të keq mund të jetë tregues që fëmija juaj ka nevojë për më shumë qumësht
Një arsye tjetër pse urina e fëmijës suaj mund të ketë erë të fortë është sepse ata mund të mos marrin mjaftueshëm qumësht.
Nëse një bebe nuk po pi mjaftueshëm qumësht, kjo e bën urinën e tij më të përqendruar, me erë më të fortë dhe me më pak ngjyrë të zbehtë.
Ndonjëherë urina me erë të fortë, si dhe një gamë e gjerë e shenjave dhe simptomave të tjera, fajësohet edhe për gjendjen kur vie periudha e daljes së dhëmbëve.
Sidoqoftë, provat për të mbështetur lidhjen midis daljes së dhëmbëve dhe urinës me erë të fortë nuk ekzistojnë.
Para se të supozoni se ndonjë nga shenjat dhe simptomat e fëmijës suaj janë rezultat i dhëmbëzimit, është e rëndësishme që çdo çështje të hetohet nga një mjek, kështu që nuk ka vonesë në fillimin e trajtimit të duhur nëse është i nevojshëm. /Gazeta Shneta/