Sëmundjet e traktit urinar janë të zakonshme tek femrat që janë seksualisht aktive më të rrezikuara.
Meqenëse femrat kanë mitër më të shkurtër edhe distancae kalimit të baktereve në këtë organ dhe fshikëza është më e vogël.
Shumë gra mund të preken nga infeksionet urinare gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale duke qenë se gjatë këtij procesi mund të kalojnë bakteret nga zorra ose kaviteti vaginal në uretër. Për të ulur rrezikun e prekjes nga këto infeksione, urinoni brenda 30 minutash pasi keni kryer marrëdhënie.
Edhe pse urinimi para dhe pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale ul rrezikun e zhvillimit të infeksioneve në traktin urinar, çifti nuk ka pse të ketë një kronometër.
Pra, nëse nuk e ndieni të nevojshme të urinoni, atëherë mos e forconi veten. Thjesht sigurohuni që ta bëni një gjë të tillë përpara se t’ju zërë gjumi.
Nëse ndieni nevojën për të urinuar, mos e injoroni atë.
Pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale apo në çdo moment tjetër të ditës, kurrë mos e mbani urinën pasi një gjë e tillë mund të rrisë numrin e baktereve dhe të përkeqësojë infeksionet. Kështu që bëjeni kur t’ju vijë dhe për t’u theksuar: fshihuni në drejtim nga para-pas.
Nëse nuk keni pasur kurrë infeksione të traktit urinar ose shumë të rralla dhe nuk urinoni menjëherë pas seksit, mund të vazhdoni rutinën tuaj.
Nëse nuk ka qenë kurrë një problem për ju, atëherë nuk ka asgjë të keqe të mos urinoni pas marrëdhënieve seksuale. Ndoshta jeni thjesht të hidratuara mirë dhe urinoni në mënyrë të rregullt./Shendeti.com.al/