Këtë të premte disa urologë të Klinikës së Urologjisë kanë udhëtuar për në Turqi.
Sipas burimeve të Gazetës Shneta udhëtimi i tyre është mundësuar nga kompania farmaceutike “Altupharma”.
Gazeta Shneta ka kërkur sqarim nga UD drejtori i Klinikës së Urologjisë, Petrit Nuraj, i cili thotë se nuk është në dijeni për këtë. Ai ka deklaruar se kolegët e tij nuk kanë marr leje nga ai për këtë udhëtim në Turqi.
“Te unë si U.D. Drejtor i Klinikës së Urologjisë asnjë Urolog nuk ka kërkuar leje për udhëtim jashtë vendit. Ju njoftoj që disa Urolog janë në pushim vjetor, disa e kanë marrë pushimin vjetor në fillm të javës së kaluar e disa në mes të javës së kaluar dhe vazhdojnë të jenë në pushim vjetor, kurse Urologë tjerë kanë qenë të gjithë në punë”, sqaron ai.
Nga ShSKUK gjithashtu theksojnë se gjatë këtij muaji dhe në mujin qershor shfrytëzohet pushimi i vitit 2021.
Sa i përket programit operativë nga ShSKUK sqarojnë se janë ofruar shërbime ndaj pacientëve “janë operuar 4 raste, kurse një rast nuk është operuar për arsye shëndetësore të pacientës”.
Në anën tjetër Gazeta ka siguruar edhe fotografi nga pushimet e urologëve në Turqi. Kjo nuk është hera e parë që kompania farmaceutike “Altupharma” financon udhëtimin e mjekëve kosovarë për në Turqi. Dyshohet se ky financim bëhet për të favorizuar produktet e kompanisë gjatë përshkrimit të recetave për pacientët. SHSKUK nuk e ka komentuar konfliktin e interesit në këtë rast.
Burimet e Gazetës gjithashtu thonë se dje kanë mbajtur disa ligjerata ndërsa në mbrëmje kanë udhëtuar për pushime në Antali të Turqisë.
Gazeta po ashtu ka tentuar të kontaktoj edhe me kompanin farmaceutike, mirëpo të njejtit nuk kanë qenë të qasshëm./Gazeta Shneta/