Urologu nga Shkupi Dr. Skender Saidi ka ndihmuar kolegët e tij në Klinikën e Urologjisë në QKUK për të kryer dy intervenime me laparaskopi për heqjen e cisteve në veshkë.
Pacientët, që vuajnë nga këto probleme, tash, do të trajtohen me aparaturën e laparaskopit, derisa në programet operative, pas një kohe të shkurtër, për trajtim me metoda bashkëkohore, do të futen edhe patologjitë tjera.
Klinika e Urologjisë ka një staf të përgatitur për të implementuar metodat e fundit kirurgjike, falë trajnimeve për aftësim profesional brenda dhe jashtë vendit, që ka ndjekur për një kohë të gjatë. /Gazeta Shneta/