Kur planifikoni menunë e bebes suaj, mbani mend se kolesterolin dhe yndrynat janë shumë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin normal të tij.
Nëse i jepni ushqime të pasura me veti kalorike, deri në 1.000 kalori në ditë, atëherë nuk keni përse të shqetësoheni për mbipeshën tek foshnja juaj, transmeton Gazeta Shneta.
Më poshtë keni disa ushqime të cilat janë për bebet 1 vjeç:
-Gjysmë filxhani me drithëra të mëngjesit që kanë hekur ose një vezë e zier.
-Gjysmë filxhani ose më shumë qumësht.
Frutat mund të shtohen në drithëra ose të zihen vetëm
-Gjysmë banane, mund t’i preni hollë.
Po ashtu edhe luleshtrydhe të mëdha.
Ndërsa për drekë mund t’i jepni:
-Peshk, sallatë me vezë ose gjalpë.
Gatuani gjysmë pjate me perime jeshile, dhe një filxhan me qumësht.
Mund t’i ofroni po ashtu edhe djathë dhe nga frutat manaferrat.
Në darkë është kjo pjatë:
-Mish i gatuar.
-Perime të verdha.
-Makarona, oriz dhe patate, ndërsa mund t’i shtoni edhe një gotë qumësht./Gazeta Shneta/