Për rreth gjashtë muaj, ndoshta do të filloni të vini re shenja se fëmija juaj është gati të ushqehet më shumë jo vetëm me qumësht.
Deri tani, fëmija juaj do të jetë në gjendje për të mbajtur kokën vetë lart. Gjithashtu do të ketë humbur refleksin që të mbajë gjuhën tërë kohën jashtë.
Kjo nënkupton që jeni gati t’i jepni edhe ushqime të tjera, përveç ushqimit të lëngshëm, qoftë me formulë apo me gji, transmeton Gazeta Shneta.
Për fillim mund të filloni me këto ushqime:
Perime të gatuara, të tilla si: karrota ose patate.
Fruta të pjekura ose të pastërta, të tilla si: banane, mollë e gatuar, dardhë apo mango.
Drithërat pa gluten, të tilla si: oriz, misër, mel të përzier me qumësht.
Sapo fëmija juaj ha këto fruta dhe perime, ju mund të vazhdoni me ushqime të tjera nga grupet kreysore:
Bukë, oriz, patate dhe makarona.
Nënproduktet e qumështit.
Mish, peshk, vezë dhe fasule./Gazeta Shneta/