Menopauza është një nga ato evente të pashmangshme në jetën e një gruaje, dhe që ndryshon komplet mënyrën e të jetuarit.
Ka aq shumë informacione rreth kësaj, por asgjë nuk ju përgatit për të. Kur menopauza godet gjatë viteve të 50-ta të hershme apo më vonë, qëndrimi i fortë duhet të jetë më i mirë se kurrë.
Shumica e mjekëve dhe ekspertëve do të ju tregojnë se nuk ka gjë të tillë si ‘’dieta e menopauzës’, transmeton Gazeta Shneta.
Por ju duhet të hani pak dhe në mënyrë të zgjuar në mënyrë që trupi juaj të jetë i pajisur e të gjitha vlerat ushqyese që i nevojitet për të qëndruar i fortë dhe i aftë.
Merrni ushqime të cilat janë të pasura me kalium, produkte soje, fruta të freskëta dhe perime për të përballuar rritjen e temperaturës gjatë kësaj kohe.
Konsumoni ushqime të pasura me vitaminë D si: peshk, vezë dhe qumësht, pastaj largohuni sa më shumë nga kafeina, ushqimet me aromë të theksuar, dhe sigurisht duhet t’i ndaloni pijet alkoolike./Gazeta Shneta/