Ushqimet natyrale që ju mbrojnë juve nga sulmet në zemër

2017-04-12 në ora 17:14

Në paragrafin në vijim do ti cekim disa nga ushqimet dhe pijet natyrale të cilat do t’iu mbrojnë juve nga bllokimi i arterieve të zemrës.

Kafja

Studimet kanë treguar se pirja e 2 ose 4 kafeve gjatë ditës mund të ulin rrezikun e sulmit në zemër deri në 20%. Por mbani në mend se kafeja mund të ketë efekte negative në stomakun tuaj dhe kafeina e tepërt nuk është e shëndetshme për ju shkruan Gazeta Hefty, transmeton gazetashneta.

Arrat dhe kikirikat

Arrat dhe kikirikat përfshijnë acide yndyrore omega-3 dhe yndyrna të pangopura, që nënkupton se rrisin kolesterolin e mirë dhe ndikojnë në mbajtjen në mend.

Çaji i gjelbërt

Çaji i gjelbërt është i njohur për efektet e saj energjike dhe njëkohësisht qetësuese.  Ky antikosidant ul absorbimin e kolesterolit dhe përshpejton metabolizmin. Një ose dy gota të çajit në ditë janë të mjaftueshme për të siguruar përfitime maksimale prej saj.

Vaji i ullirit

Italianët dhe grekët kanë njohur për një kohë të gjatë sekretin për një jetë të shëndetshme, vajin e ullirit të kualitetit të lartë. Vaji i ullirit i ofron trupit tuaj yndyrna të shëndetshme  dhe ul nivelin e kolesterolit, duke e ulë rrezikun e sulmit në zemër deri në 41%.

Avokado

Avokado mundëson ekuilibrin në mes kolesterolit të keq dhe të mirë, e cila është jetike për arteriet. Ky frut ka përdorim të gjithanshëm, i cili mund të përdoret në sallata, të hahet me bukë apo edhe pa përzierje me ushqimet e tjera./Gazeta Shneta/