Ushqimet që duhen shmangur gjatë trajtimeve mjekësore

2017-03-17 në ora 12:39

Shpeshherë frutat e perimet cilësohen  si ilaçet më të mirë natyrale që ekzistojnë dhe mund të zëvendësojnë fare lehtë trajtimet medikamentoze. Por jo gjithmonë ndodh kështu.

Në rastin e patologjive spicifike, kombinimi i frutave dhe ilaçeve mund të krijojë efekte anësore të rrezikshme për shëndetin tuaj.

Personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut duhet të evitojnë konsumimin e bananeve pak para marrjes së ilaçeve.

Banana përmban sasi të larta potasiumi dhe tiraminë që ulin efektin veprues të medikamenteve që po përdorni, shkruan Living.

Spinaqi është një perime shumë e pasur në vlera ushqyese, por mjekët këshillojnë të mos e përdorni gjatë periudhës që trajtoheni për problemet kardiake apo ngushtim të enëve të gjakut. Ju lejohet ta konsumoni vetëm dy herë në javë dhe në sasi që nuk i kalojnë të 100 gramët.

Portokalli i kuq është një ndër frutat më të shijshëm që mund të gjeni në treg gjatë periudhës së dimër-pranverës. Shumë i njohur për vetitë e tij të dobishme, por nuk duhet përdorur kategorikisht në qoftë se mjekoheni për infkesion të zorrës së trashë. Vitamina C e këtij fruti ul efektin e ilaçeve dhe krijon kapsllëk (konstipacion).

Lëngu i bornicave blu dhe të kuqe është një aleat shumë i shëndetshëm për të gjithë personat që vuajnë nga infeksionet e rrugëve urinare. Por nëse gjatë kësaj kohe jeni duke u trajtuar me antibitoikë duhet të rralloni konsumimin e tij pasi mund të krijojë myk vaginal.

Drithërat integrale janë shumë të shëndetshme dhe të pasura me vlera ushyese ku mbizotërojnë kryesisht fibrat. Por nuk janë aspak të këshillueshme të kombinohen me ilaçe ndërkohë që  luftojnë diarrenë pasi pengojnë përthithjen e përbërësve kryesorë të këtyre ilaçeve.