Dieta është faktori më i rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Sipas studiuesve, mbajtja e një diete të ekuilibruar mund të parandaloj sëmundjet e zemrës, një nga faktorët që sjell pasoja fatale shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
“Më shumë se 6 milion viktima mund të shmangen nëse njerëzit fillojnë t’ju përmbahen një diete të shëndetëshme dhe duke zvogëluar marrjen e ushqimeve të përpunuara, pijeve me sheqer, kripës, yndyrave”, ka thënë Dr.Xinyao Liu, studiues.
“Për më tepër, ju duhet të synoni që në ditë të konsumoni 200-300 gramë fruta, 290-430 gramë perime, 16-25 gramë arra dhe 100 deri në 150 gramë drithëra”, shtoi Liu.
Studimi i botuar në European Heart Journal – Quality of Care and Clinical Outcomes, vlerësoi se 69% e vdekjeve mund të parandalohen nëse njerëzit fillojnë konsumimin e ushqimeve të shëndetëshme./GazetaShneta/