Ka disa ushqime që nuk duhet t’i hani kur jeni shtatzënë sepse ato mund t’ju bëjnë të sëmurë ose të dëmtojnë fëmijën tuaj. Sigurohuni që i dini faktet e rëndësishme në lidhje me cilat ushqime duhet të shmangni ose të bëni kujdes shtesë kur jeni shtatzënë.
Ushqimet më të mira për të ngrënë janë ushqimi i gatuar në shtëpi dhe shumë perime, transmeton Gazeta Shneta.
Disa lloje djathi
Mos hani djath të butë, kamembert dhe chervre (lloj djathi dhie). Ju duhet të shmangni djathrat e butë me perime blu të tilla si danez ose gorgonzola. Këto përmbajnë një lloj bakterie që mund të dëmtojë fëmijën tuaj të palindur.
Ju mund të hani djathra të fortë si çeder, parmezan dhe stilton.
Vezët e papjekura ose të gatuara pjesërisht
Sigurohuni që vezët të jenë gatuar plotësisht derisa të bardhët dhe të verdhat e vezës të jenë të ngurta. Kjo parandalon rrezikun e helmimit nga ushqimi me salmonelë. Mos hani ushqime të përmbajnë vezë të papjekura.
Mishi i papjekur
Gatuani të gjithë mishin në mënyrë që të jetë i pjekur plotësisht. Bëni kujdes të veçantë me shpendët, derrin, salcice dhe mishin e grirë, përfshirë burerët.
Shtesa që përmbajnë vitaminë A
Mos merrni suplemente multivitaminë me dozë të lartë, shtesa vaji të mëlçisë së peshkut ose ndonjë shtesë që përmban vitaminë A.
Disa lloje peshqish
Peshku përmban proteina gjithashtu dhe acide yndyrore thelbësore omega 3. Por, ju duhet të zgjidhni peshk me nivele të ulëta të merkurit.
Kikirikë
Nëse dëshironi të hani kikirikë ose ushqim që përmban kikirikë gjatë shtatzanisë, mund të zgjidhni ta bëni atë si pjesë të një diete të ekuilibruar të shëndetshme, përveç nëse jeni alergjik ndaj tyre.
Sushi
Mos hani suhqime deti të ftohta si guaca deti të papërpunuara dhe sushi. /GazetaShneta/