Teknologjia ka qenë gjithmonë një temë shqetësuese për shumicën e prindërve. Koha që fëmijët kanë shpenzuar për aktivitete në natyrë tani është duke u shpenzuar në tv ose telefona celularë.
Sipas raporteve, konsultat e specialistëve të syve janë rritur gjatë pandemisë për shkak të rritjes së kohës që fëmijët kalojnë në teknologji, transmeton Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, lajmi i mirë është se dieta e fëmijës tuaj mund të luajë një rol të rëndësishëm në mbajjtne e shëndetshme të syve të tij/saj.
Djathi dhe vezët
Fëmijët gjithashtu duan djathin dhe vezët. Të dyja këto ushqime janë të pasura me vitmainë A dhe kështu janë të shkëlqyera për shëndetin e syve.
Peshku
Peshqit përfshirë salmon dhe sardelet janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega 3. Nëse fëmija juaj pëlqen të hajë peshk, mund ta provoni dhe ta bëni interesante duke e bërë atë në forma të ndryshme.
Çokollata
Nuk ka asnjë fëmijë në planet i cili nuk i do çokollatat. Kështu, një nga mënyrat më të mira për t’i bërë fëmijët tuaj të hanë diçka të shëndetshme është duke e bashkuar atë me çokollatë. Bajamet janë të pasura me vitaminë E dhe krijojnë një meze të lehtë të mesditës.
Perimet
Perimet janë të pasura me të gjitha lëndët ushqyese, përfshirë vitaminën A, vitaminë C dhe Vitaminë K. Të gjitha këto lëndë ushqyese janë të mira për sytë dhe mirëqenien e përgjithshme. /GazetaShneta/