Ushqimet që duhet të shmangin nënat gjatë ushqyerjes me gji

2017-03-31 në ora 16:57

Gjatë shtatzënisë nënat e reja duhet të bëjnë shumë kujdes ndaj asaj që konsumojnë, por e njëjta gjë duhet të vijojë edhe pas lindjes, sidomos në periudhën e ushqyerjes së fëmijës me gji.

Kjo pasi janë disa ushqime që femrat duhet ti shmangin si të dëmshme për fëmijën. Ushqimet duhen zgjedhur kryesisht mbi bazën e shijes, e cila transmetohet në qumësht dhe mund të jetë e bezdisshme për fëmijën, madje mund ta shtyjë që të lërë gjirin.

Por ka edhe disa elementë të tjerë që mund të jenë të dëmshëm për beben, siç mund të jetë alkooli i cili duhet eleminuar plotësisht, mishrat e egër, mishi i konservuar, pjeshkët dhe luleshtrydhet, të cilat mund të transmetohen në organizmin e nënës dhe të kalojnë më tej te fëmija.

Nuk këshillohen erëzat, hudhra, pasi shija e tyre përcillet te qumështi dhe fëmija nuk e do.

Kujdes i veçantë duhet treguar edhe ndaj ëmbëlsirave, të sheqerosurave dhe çokollatës, të cilat nëse konsumohen në sasi të kontrolluar nuk janë të dëmshme, ndërsa nëse teprohet me to mund të shkaktohet diarre dhe fermentim te fëmija.

Gjithashtu edhe kafeina e konsumuar nga nëna mund të shkaktojë vështirësi te fëmija për të pushuar. Gjatë ushqyerjes së fëmijës me gji këshillohet që mishi të piqet mirë dhe të mos konsumohet i gjallë, por edhe të lahen mirë frutat dhje perimet.