Pas të vjellave në shtatzëni, që zakonisht ndodhin si rezultat i sëmundjes së mëngjesit, janë disa ushqime të cilat duhet konsumuar patjetër, me qëllim të lehtësimit të simptomës së përzierjes.
Në rast se keni pasur shumë të vjella është mirë të konsumoni ushqime të thata si për shembull: bukë e thekur ose biskota.
Në një sasi të vogël duhet të jenë lëngjet ndër të cilat është mirë të konsumohen ato me shumë sheqer në mënyrë që të merrni energji.
Ushqime të tjera që mund të konsumoni: mollë ose oriz të bardhë. Rritja e hormoneve mund te jetë shkaku pse ju mund të keni të përziera ose dizenteri. Simptomat e tyre më të zakonshme janë diarrea dhe të vjellat.
Si mund t’i ndaloni të vjellat?
Xhinxheri është një aleat kundër të vjellave i cili mund të merret në forma të ndryshme.
Një sasi e vogël çaji mente mund t’ju bënte të ndiheshit më mirë.
Konsumoni ushqime që përmbajnë shumë pak ose aspak erëza.
Mos qëndroni për një kohë të gjatë me stomak bosh.
Konsumoni shpesh diçka dhe mbani gjithmonë me vete një kraker apo banane./pernenat.al/