Ushqimet që largojnë thartirën në lukth

2017-05-23 në ora 15:42

Ushqimet që ndikojnë në largimin e thartirës dhe shërimin e lukthit

Gjetja e shkaktarit të aciditetit apo thartirës në lukth është çelësi i shërimit të tij, nuk mjafton të “vraponi” pas medikamenteve farmaceutike nganjëherë është mire të bëheni mjek i vetvetës.

Zakonisht thartira në lukth apo urthi bëhet te njerëzit që janë me mbipeshë apo më në moshë, mirëpo ekzistojnë disa ushqime të cilat largojnë thartirën nga lukthi:

Xhenxhefili – Nëse e konsumoni në sasi mesatare, xhenxhefili është njëri prej ushqimeve më të mirë për shuarjen e urthit. Ai konsumohet për një kohë të gjatë si preparat kundër infeksioneve, si dhe si ilaç për probleme të tretjes.

Bananet – Bananet janë burim i mirë i potasiumit dhe kjo gjë ndihmon në reduktimin e prodhimit të acideve në stomak. Në këtë bimë ka komponentë që e rrisin prodhimin e mukozës në stomak, e cila krijon një shtresë mbrojtjeje në muret e stomakut për të parandaluar dëmtimet nga acidet e forta.

Qumësht i ftohtë – Qumështi përmban sasi të mëdha të kalciumit që ndihmon në uljen e prodhimit të acideve në stomak dhe të absorbojë tepricën e tyre. Kjo gjë do të ulë simptomet e aciditetit të tepërt.