Konsumimi i ushqimeve nga natyra për t’i hequr ca centimetra në bel është mënyra më e mirë dhe më e shëndetshme. Nuk ia vlen të shpenzoni para në produkte që reklamojnë humbjen e peshës ngase ato nuk janë afatgjatë.
Këto ushqime natyrale djegin shumë kalori dhe e ngrisin metabolizmin tuaj duke ju dhënë një trup të shëndetshëm dhe rezultate që zgjasin, transmeton Gazeta Shneta.
Kanella
Kanella është një mëlmesë ë shijshme e cila I shtohet ëmbëlsirave dhe ushqimeve te pasura me karbohidrate. Përpos kësaj, kanella është çelës në rregullimin e nivelit të insulinës dhe glukozës në gjak. Gjeni mënyra për ta përfshirë kanellën në rutinën e bërjes së ushqimit dhe do t’i gëzoni të gjitha benefitet që ajo ofron në kohën më të shkurtë të mundshme.
Perimet e gjelbra
Nëse numri i vitaminave dhe mineraleve nuk ju bind për konsumimin e përditshëm të tyre, atëherë fakti që ato zvogëlojnë centimetrat në bel do të ju bëjë të ndërroni mendje. Perimet si spinaqi e brokoli janë përplot fibra dhe pak kalori. Hani një sallatë para pjatës kryesore dhe ju do të ngopeni me një porcion me të vogël.
Avokado
Përpos që ka shumë yndyra të shëndosha për zemër të fortë, avokado ka edhe fibra me shumicë (11-17 gram në një avokado), duke e bërë kështu një ushqim të mjaftueshëm për t’u ngopur me pak.
Speca djegës
Sa më i ‘nxehtë’ aq më i mirë. Termogjeneza është një proces gjatë të cilit trupi liron kalori në formë të nxehtësisë. Hidhni ushqimit tuaj pak spec djegës dhe trupi juaj do të fillojë me procesin e termogjenezës.
Gjalp kikiriku
Kujt do t’i shkonte në mendje se një ushqim i preferuar i fëmijëve do të jetë i preferuar edhe për të rriturit? Gjalpi i kikirikut nxit sistemin digjestiv që të pakësojë dëshirën për porcione të mëdha të ushqimit. Ai ka plot yndyra, kështuqë përdorimi i tij ditor mos ta tejkalojë dy lugë të supës me gjalpë.
Drithërat
Llojet e duhura të karbohidrateve janë në fakt ushqim i shëndetshëm për juve. Zgjidhni ushqimet që përmbajnë drithëra, fibrat e të cilave ju ngopin. Ndonjëherë bukët që janë pjesërisht nga gruri janë të dëmshme ngase i kanë të larguara të gjitha vlerat ushqimore dhe fibrat. Kërkoni bukë me drithëra të përziera ose buke krejtësisht nga gruri.
Vezët
Vezët kanë sasi të konsiderueshme të vitaminës B12, vitaminë e cila nevojitet që trupi të tretë yndyrat. Një studim i kryer nga Universiteti Shtetëror i Luizianës ka gjetur të dhëna se njerëzit që hanë vezë për mëngjes humbin më shumë peshë se ata që hanë kifle. Në rast se kolestorin e keni të lartë në gjak duhet të konsultoheni me mjekun para konsumimit të vezëve.
Mish ose peshk
Trupi juaj djeg më shumë kalori duke tretur proteinat sesa karbohidratet apo yndyrat. Mishi i qurës është i mirë për trupin, por nëse doni të ulni edhe më shumë nivelin e yndyrave përdorni mish të peshkut. Tuna dhe salmoni kanë nivel të plotë të omega-3s e cila preventon hormonet e stresit të mbledhin yndyrat në muskujt e barkut. Virshllet dhe suxhuku kanë shume yndyra kështuqë pakësojeni përdorimin e tyre.
Bajamet, arrat dhe lajthitë
Këto prodhime natyrale e zvogëlojnë belin tuaj duke e mbajtur të ngopur. Një studim nga Universiteti i Purdusë ka treguar se njerëzit që hanin bajamet, lajthi e arra qëndronin me gjatë të ngopur sesa njerëzit që hanin një torte orizi. Hani nga 24 bajame në ditë që ta shuani urinë pa u rënduar me kalori.
Vaji i ullirit
Secili prej nesh ka nevojë për pak yndyrë që ta kontrollojmë urinë. Përdorni vajin e ullirit i cili ju ndihmon që të mbani stabil nivelin e kolesterolit dhe ju shuan urinë. Keni kujdes nga vaji i hidrogjenizuar i ullirit i cili është i mbushur me yndyra të dëmshme për trupin e njeriut.
Frutat e malit
Frutat e malit kanë numër të lartë të fibrave në një sasi shumë të vogël. Vetëm një filxhan i mjedrës ka 6 gram fibra. Mirëpo mos përdorni xhelatinën e tyre. Ajo është ushqimi i dëmshëm i botës së frutave. Nuk ka gati aspak fibra dhe ka sasi të mëdha të sheqerit. /Gazeta Shneta/