Ushqimet që shtatzënat nuk guxojnë t’i hanë
Kur jeni shtatzënë duhet të mendoni për shumë gjëra, përfshirë edhe të ushqyerit e shëndetshëm. Ndoshta duhet të braktisni shprehitë e vjetra dhe duhet të mësoni se ushqimi që e hani është edhe ushqimi i foshnjës tuaj në bark. Ja dhjetë ushqimet me të cilat duhet të jeni e kujdesshme.
Prodhime qumështore të pa pasterizuar
Femrat shtatzëne duhet të shenjëstrojnë tre deri në katër sefvime të prodhimeve qumështore, pasi që është i pasur me kalcium, proteinë, vitaminë D që ndihmojnë foshnjën në zhvillimin e kockave, dhëmbëve, zemrës dhe nervave. Mirëpo jo të gjitha prodhimet qumështore janë të mira për ju në periudhën e shtatzënisë. Procesi i pasterizimit shkatërron bakteret që janë të dëmshme nëse konsumohen, andaj duhet të kontrolloni nëse qumështi juaj është i pasterizuar. Prodhimet qumështore të papasterizuara mund të bartin Listerinë, një mikrob që shkakton abortin.
Mish të procesuar
Për një vakt të shpejtë dhe të lehtë, sanduiçi është zgjedhje ideale për shumë njerëz. Mirëpo nëse jeni shtatzënë duhet t`ia hidhni një shikim përbërësve të tij, për shkak të Listerisë duhet të shmangeni nga ushqimet si proshutë, pulë dhe sallamë. Që të mund të hani mishin e procesuar duhet ta përgatisni vetë dhe ta ngrohni në temperaturë prej 165 gradëve që të vritni patogjenin Listeria.
Sallatat e përgatitura
Sallatat zakonisht përgatiten nga pemë dhe perime të freskëta, duke i bërë ato një ndër ushqimet më të shëndetshme andaj edhe do të habiteni pse duhet pasur kujdes me ato. A kanë qenë në temperaturë nën 40 gradë? A ka ndenjur ushqimi më pak se 2 orë? A përmbajnë djathë të pa pasterizuar? Nëse përgjigja është po te ndonjë nga këto pyetje, ushqimi mund të jetë ekspozuar ndaj Salmonelës, Listerisë apo E.Koli-t. është më sigurt që të përgatisni sallatën tuaj në shtëpi pasi t`i keni pastruar mirë pemët dhe perimet.
Lëng i pa pasterizuar
Jo të gjithë lëngjet janë të sigurt pasi që mund të bartin Listrinë apo E.Kolin që mund të rrezikojnë embrionin në zhvillim, shkruan femina. Shmanguni nga lëngjet e pemëve të shtrydhura pasi që nuk e dini sa gjatë janë shtrydhur, mirëpo është në rregull nëse këtë e bëni vetë në shtëpi dhe e konsumoni menjëherë.
Mish i papjekur dhe peshk i gjallë
Thuani lamtumirë stekut të papjekur dhe sushit gjatë shtatzënisë. Juve ju duhet ta pjekni mishin të paktën në 145 gradë që të shmangeni nga komplikimet.
Vezë jo mirë të fërguara
Vezët janë në burim i shkëlqyeshëm i proteinës, vitaminave dhe mineraleve, mirëpo nëse jeni shtatzënë do duhet të siguroheni se i keni fërguar mirë. Çuditërisht, vezë të papjekura përmbajnë akulloret, majonezi, krema të sallatave, e të tjera mirëpo ju duhet të siguroheni se keni të bëni me produkte të pasterizuara pasiqë ekziston rreziku nga Salmonella.
Kafe
Edhe kafja është brengë pasi që konsumimi i sasive të mëdha ndërlidhet me abortin. Konsumimi i 200mg në ditë konsiderohet si në rregull, kjo sasi është e barabartë me një apo dy tasa me kafe.
Peshk i lartë në merkur
Femrat shtatzëna duhet të shmangin peshkun me sasi të larta në të pasi që ky kimikat akumulohet në trup dhe mund të dëmtojë sistemin nervor.
Mëlçi
Vitamina A është ushqim esencial për zhvillimin embrional dhe ndihmon në përtëritjen e indeve pas lindjes. Shumica e femrave e marrin vitaminën nga vitaminat për shtatzëni si dhe nga pemët dhe perimet, mishi, prodhimet qumështore, vezët etj. Vitaminë A e tepruar mund të dëmtojë foshnjën, një servim nga mëlçia e lopës përmban 431% të vlerës së rekomanduar ditore andaj është mirë që të shmangeni nga mëlçia gjatë shtatzënisë.
Alkool
Shumica e ekspertëve janë dakord që femrat duhet shmangur alkoolin që të parandalojnë problemet me fetusin. Është mirë që të shmangeni tërësisht nga alkooli në periudhën e shtatzënisë.