Preventimi i dëmtimit të syve, humbja e aftësisë të së pamurit në distanca të largëta janë eventuale dhe të shpeshta, prandaj ne në paragrafet në vijim, ne do të cekim disa nga ushqimet të cilat mund të përmirësojnë të pamurit.
Karrota
Ju ndoshta keni dëgjuar se karrota, frutat dhe perimet e tjera me ngjyrë portokalli përmirësojnë shëndetin e syrit dhe mbrojnë vizionin, dhe është e vërtetë. Beta-carotene, një lloj vitamine A që i jep këtyre ushqimeve ngjyrën e portokallit të saj, ndihmon retinën dhe pjesët te tjera të syrit për të funksionuar më mirë.
Ngrënia e pa kontrolluar mund të dëmtoj të pamurit. Megjithëse lidhja e tyre me vizionin nuk është aq e njohur, disa vitamina dhe minerale të tjera janë thelbësore për sytë e shëndetshëm.
Zarzavatet
Studimet tregojnë se zarzavetat janë të mbushura me lutein dhe zeaxantin, antioksidantë, duke ulur rrezikun e
zhvillimit të degjenerimitmakular dhe kataraktit.
Vezët
Tortolli është një burim kryesor i luteinës dhe zinkut, i cili gjithashtu ndihmon në reduktimin e rrezikut tuaj të degjenerimit makular, sipas Paul Dougherty, drejtor mjekësor i Dougherty Laser Vision në Los Anxhelos.
Luleshtrydhet
Këto fruta janë të përbëra nga vitamina C, e cila është treguar se zvogëlon rrezikun ezhvillimit të degjenerimit makular dhe kataraktëve.