A e dini se një foshnjë e lindur me operacion ka një rregullim mikrobial ndryshe nga foshnjat vaginale? Studimet kanë zbuluar se një foshnje cezariane nuk ka lloje të baktereve të zorrëve, florës natyrore të vaginës që ka një fëmijë i shëndetshëm i lindur përmes kanalit vaginaë.
Në fakt, këto foshnje kanë tendencë të mbajnë disa baktere të dëmshme që gjenden në spitale të cilat shkaktojnë sëmundje autoimune si alergji dhe mbipeshë, transmeton Gazeta Shneta.
Studimet mëparshme mbi Mikrobiomën e porsalindur – mikrobet që kolonizojnë zorrët e një foshnje pasi ajo të lindë kishin zbuluar se foshnjat e seksionit C nuk kanë mikrobet që kishte një fëmijë i lindur përmes kanalit vaginal.
Flora natyrale vaginale e pranishme në zorrën e nënës dhe foshnjat që kalojnë përmes kanalit të lindjes e fitojnë atë lehtësisht. Por, foshnjat cezariane nuk mund të kenë avantazhin e këtij transmetimi.
Sidoqoftë, shkencëtarët gjithashtu kanë sugjeruar që bakteret natyrore mund të fitohen përmes mënyrave të ndyshme nga ushqyerja me gji.
Ushqyerja me gji e fëmijës së lindur me operacion mund të ndihmojë në rivendosjen e Mikrobiomeve të tij brenda gjashtë javësh.
Sipas hulumtimeve dhe studimeve, qumështi i gjirit është burim i shkëlqyeshëm i gati 30% të baktereve të dobishme të zorrëve të një foshnje.
Prandaj, shkencëtarët kanë sugjeruar që në vend që të shqetësoheni për zgjedhjen e cezarianit mbi lindjen vaginale, nënat duhet të ushqejnë foshnjat e tyre përmes ushqyerjes me gji. /GazetaShneta/